Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kualifikohet Gjermania, grupi C është kartë e djegur për kuqezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
Kualifikohet Gjermania, grupi C është kartë e djegur për

Nga minuta e parë e deri në të 30 Gjermania e ka kërkuar me ngulm golin e avantazhit. “Pancerat” kanë humbur rast të artë me Levandoskin, por edhe me Myler, i cili me portën bosh nuk ka shënuar. Ndërsa zhbllokimi vjen në minutën e 30, kur Gotze çon në rrjetë një asist të marrë nga Myler dhe jep avantazhin gjermanëve.

Pjesa e dytë nis ashtu si e para, me sulme të njëpasnjëshme të gjermanëve, të cilët shpërdorojnë shumë raste, duke mos e çuar dot sferën në rrjetë. Deri në përfundim të takimit nuk ka ndryshim rezultati, teksa buzëqeshin të dy ekipet në fushë. Kualifikohet Gjermania që grumbullon 7 pikë në 3 ndeshjet në grup.

E humbur nga ky grup del Shqipëria, të cilës nuk i dha asist Gjermania. Duhej fitore 4-0 e “Pancerave”, të cilët për hir të së vërtetës humbën shumë raste dhe shpërdoruan përpara portës së McGovern. Ndërkaq, grupi C tashmë është “kartë e djegur” për kuqezinjtë, të cilët duhet të shpresojnë në dy ndeshjet e mbrëmjes.

https://www.youtube.com/watch?v=9AQZbvea0LI

Irlanda e Veriut – Gjermani 0-1

Shënues: Gomez 30'

Irlanda e Veriut: McGovern, McAuley, J. Evans, S. Davis, Washington,  C. Evans, Dallas, Norwood, Hughes, Ward, Cathcart. Trajner: Michael O’Neill

Skema: 4-5-1

Gjermania: Neuer, Hector, Hummels, Khedira, Özil, Müller, Boateng, Kroos, Götze, Kimmich, Gomez. Trajner: Joakim Loew

Skema: 4-2-3-1

Gjyqtarw: Clément Turpin, Frédéric Cano, Nicolas Danos (Francë)

Stadiumi: “Parc Des Princes”, Paris (45.000 shikues)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga