Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Kualifikimi kundër Dinamo Zagreb, trajneri i Shkupit kërkon mbështetjen e tifozëve në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Kualifikimi kundër Dinamo Zagreb, trajneri i Shkupit kërkon

Shkupi luan nesër në orën 21:00 përballë Dinamo Zagreb. Kjo është ndeshja e kthimit, e vlefshme për turin e dytë të Champions League. Paraqitja e klubit shqiptar ka qenë mbresëlënëse gjatë sfidës në Kroaci, nga ku arritën të dilnin me barazim 2-2.

Trajneri i Shkupit ka folur gjatë konferencës së zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes. Ai tregon se beson te kualifikimi, por është e nevojshme mbështetja e publikut. Më poshtë mund të lexoni një pjesë nga fjala e tij.

“Pas asaj ndeshje që e luajtëm në Zagreb dhe rezultatit pozitiv që e kemi, nesër na pret një ndeshje e vështirë. Nuk duhet të mashtrohemi nga barazimi që morëm në Maksimir.

Gjatë gjithë javës në stërvitje në kemi dhënë maksimumin, dhe jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Unë besoj në një fitore dhe kualifikim historik, por për ta realizuar atë na duhet mbështetja e publikut, dhe tifozëve tanë të cilët janë lojtari ynë i dymbëdhjetë”, u shpreh Goce Sedlloski.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga