
E kishim parë gjithmonë me petkun e profesionistit, por me sa duket Leo Messi e ka "zhveshur" Berat Buzhalën nga serioziteti i theksuar. Gazetari i njohur kosovar ka festuar duke mos u përmbajtur pas kualifikimit të Argjentinës në finalen e Kupës së Botës.
Leo Messi ishte protagonist absolut i takimit me një gol të shënuar dhe një asist të dhënë për Alvarez. Gazetari e ka treguar edhe më parë se është tifoz i thekur i "Pleshtit" dhe pas suksesit të sotëm heq derën e shtëpisë nga vendi dhe nis të festojë si i "çmendur".
Emocione që padyshim t'i dhuron vetëm sporti e në veçanti futbolli. Shihni videon e mëposhtme se si Berat Buzhala heq derën nga vendi dhe i biri e ndjek nga pas.
Poll