Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Kualifikimi është objektiv real”, Duka pas shortit: Do diskutojmë për Edy Rejan

Shkruar nga NEWSPORT
“Kualifikimi është objektiv real”, Duka pas shortit: Do

Pas shortit të kualifikuesve për Euro 2024 në Frankfurt, presidenti i FSHF, Armand Duka foli për SuperSport për shortin e Shqipërisë. Për Dukën, grupi është mëse i kalueshëm dhe një objektiv real që do të arrihet vetëm nëse skuadra përqëndrohet maksimalisht dhe nuk nënvlerëson asnjë kundërshtar.

Shorti – I pranueshëm. Të gjithë skuadrat janë të mira. Grupi B dhe C ishin të vështirë ndërsa në grupin tonë mund të arrish çdo rezultat. Objektivi për kualifikim është real.

Reja - “Jemi për shortin dhe më pas do të diskutojmë për vazhdimin, siç e kemi bërë gjithnjë me trajnerin. Do të bisedojmë për më të mirën e Shqipërisë.

Nuk mund të mendosh nga shorti që je kualifikuar, por duhet të shohësh fushën. Kur kemi marrë shortin për Euro 2016, menduam se ishte i pakalueshëm, por ia dolëm. Tani nëse mendojmë se është një grup i lehtë atëherë do të bëjmë më keq se më parë. Janë skuadra të forta, Polonia është pjesëmarrëse në Botëror, edhe Moldavia e Ishujt Faroe janë në rritje”.

Rivalët - Moldavia dhe Ishujt kanë diferencë nga Polonia e Çekia, po të ishin më të forta do të ishte më mirë, pasi objektivi i tyre tashmë do të jetë Shqipëria”.

Fitoret 1 milionë euro? - “Grupi me pësë është më pak impenjativ dhe nuk kam pishman për skuadrën e gjashtë për shkak të përfitimit financiar, e dëshiroja të ishim në një grup me pesë”, tha Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga