
Rezultatet surprizë pas mbylljes së Grupit B kanë zyrtarizuar kalimin e 5 Kombëtareve të tjera në fazën e 1/8. Belgjika mposhti 2-0 Finlandën, ndërsa Danimarka 4-1 Rusinë dhe me mbylljen e ndeshjeve, belgët u renditën të parët, ndërsa danezët të dytë.
Të dyja ekipet siguruan kalimin për në fazën tjetër, ndërsa me mbylljen e këtij grupi janë zbuluar edhe 5 ekipet e tjera që kanë siguruar kualifikimin matematikisht pa zbritur fare në fushë për ndeshjen e 3-të në grupe. Republika Çeke, Anglinë, Suedia dhe Francën janë zyrtarisht në fazën e 1/8, ndërsa kësaj liste I bashkohet edhe Zvicra si një nga vendet e 3-ta më të mira. Këto skuadra I bashkohen kështu ekipeve të tjera Austri, Belgjikë, Uellsi, Itali dhe Hollandë që janë kualifikuar për më tej.