Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kryeqyteti dhe Egnatia ‘luftë’ për Ba, kush është sulmuesi që ka ndezur merkaton e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT

Thuhet shpesh që merkato e janarit nuk ofron mundësitë e duhura për të përforcuar ekipet. Në raste të veçanta ku ka një mundësi të ‘artë’, shumë skuadra ‘turren’ për ta siguruar sa më shpejt. I tillë është dhe rasti i Moustapha Ba, sulmuesi i Trepçës që është në qendër të merkatos së Superiores.

[caption id="attachment_716345" align="aligncenter" width="394"]Moustapha Ba Moustapha Ba[/caption]

Tre ekipet e kryeqytetit, Tirana, Partizani e Dinamo si dhe Egnatia janë të interesuara për shërbimet e tij. Ba po shkëlqen këtë sezon duke shënuar 9 gola në 11 ndeshje deri tani, ndërsa vje tundi 20 herë rrjetën në 22 paraqitje. Janari zor se e sheh më në Kosovë.

Të 4 këto ekipe kanë në qendër të objektivave një sulmues goli dhe 25-vjeçari nga Senegali është kontaktuar nga ekipet në fjalë, por sipas raportimeve të fundit, janë bardheblutë që duken në ‘Pole-Position’ për të zëvëndësuar Hasanin.

Ba ka edhe një vit kontratë me dardanët dhe mbetet të shihet si do të veprojnë klubet e Superiores për të arritur marrëveshjen me Trepçën. Përsa i përket karrierës, para se të transferohej në Kosovë, Ba ka qenë pjesë e ekipit të FC Nouadhibou në shtetin e Mauritania.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga