
Tirana fitoi 0-2 me Partizanin për javën e gjashtë të Superligës. Derbi në “Air Albania” u vendos nga dopieta e Xhixhës në minutat 45+1 dhe 69.
Të kuqtë vijojnë për të gjashtën ndeshje mos fitojnë me Tiranën, teksa bardheblutë i afrohen me një pikë në klasifikim. Pas gjashtë ndeshjeve, Partizani qëndron në krye me 12 pikë, ndërsa bardheblutë të dytët me 11.
Pas ndeshjes për mediat foli edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili.
“Do Zoti që në Shqipëri të kemi ndeshje të tilla, sepse bukurinë ja japin tifozët ndeshjeve. Merita është e lojtarëve dhe stafit dhe në veçanti tifozëve sepse janë mbështetje e madhe.
Unë e kam thënë se kjo skuadër do shënojë më shumë se e vjetshmja. VAR është aty dhe besojmë te vendimet. Kemi lojtarë me kualitet brenda dhe shpresojmë të luajnë sa më mirë”, tha Halili.