Java e 27 e Kategorisë Superiore ka rezervuar duelin mes Partizanit dhe Skënderbeut, që do të zhvilloet të mërkurën e 3 qershorit, duke nisur nga ora 20:00. Kjo është sfida e parë zyrtare për të dyja skuadrat, pas afro 3 muajsh pa ndeshje, për shkak të pandemisë.
Të dy stafet teknike do t’i bëjnë llogaritë mirë, pasi ka disa lojtarë jo në gjenje të duhur fizike. Kështu, për kampionët në fuqi të Shqipërisë mungon mbrojtësi Bilali, i dëmtuar në miqësoren ndaj Turbinës. Korçarët vijnë në kryeqytet me dy mungesa të sigurta. Mbrojtësi Jorgo Meksi mungon për shkak kartonësh, ndërsa Alfred Mensah vuna një dëmtim.