
Pas pajisjes me pasaportat diplomatike, kuqezinjtë u drejtuan drejt kryeministrisë, aty ku kryeministri Rama falënderoi me një ceremoni të veçantë heronjtë e Francës. Rama u shpreh i lumtur për atë që djemtë tanë treguan në Francë, duke e bërë të njohur vendin tanë edhe për ata që nuk e dinin që ekzistonte një shtet si Shqipëria. I pari i qeverisë tregoi për emocionet që kishte pasur teksa shihte djemtë e shqipes duke luftuar në fushën e lojës.
" Vëllezër kuqezi, i dashur Xhani, të nderuar të pranishëm.
Është një privilegj i madh për mua që t’ju uroj me mirënjohjen më të madhe këtë kthim të paharrueshëm në atdhe pas misionit tuaj në Francë. Ku lat pas edhe pas tifozit të 12 të kombëtares, imazhe krenare europiane. Jo vetëm kjo sallë por edhe një stadium nuk do ta nxinte sot lojtarin e 12-të.
Kjo e djemve të kombëtares që janë mësuar të duartrokiten por jo të duartrokasin, ishte një duartrokitje për secilin dhe secilën, të moshuar, të rinj, për të qëndruar pranë jush, e morën rrugën drejt Francës nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Lugina e Preshevës dhe nga çdo vend tjetër.
Patëm një publik të mrekullueshëm që e bëri Francën të ndryshojë mentalitet brenda pak ditëve. Madje edhe vajza në shkallët e stadiumit që mori mijëra pëlqime në të gjithë botën, ishte një tifoze kuqezi.
Sado herë ta përsëris sot këtu fjalën faleminderit nuk do të jetë e mjaftueshme. Ajo që keni dhënë ju, shkon shumë përtej futbollit. E di mirë që filmi i ndeshjeve kthehet dhe rikthehet mbrapsht.
Te goli i marë në minutat e mbingarkuara në debutimin e parë me Zvicrën. Te fundi i padëshirshëm në ndeshjen me Fancën, te ai dreq gol i dytë, te rastet për të dyfishuar me Rumaninë dhe deri te ai gol i dytë i Turqisë që na preu shpresat.
Prandaj djema asnjë pishman, pse u kthyet sot për një gol diferencë, por vetëm krenari që e bëtë këtë komb kaq krenar dhe të barabartë mes të barabartëve në çdo ndeshje.
Tani besoj se kjo skuadër është gati të përballojë edhe Botërorin. Grazie Gianni, je një azur i vërtetë që hyn në fushë për të mos marë gol, por edhe një shqiptar në zemër kur gjen forcë edhe kur duket se nuk ka më shpresë.
Faleminderit Lorik, tani kapiteni legjendar i kombëtares së futbollit. Pamja jote e përkushtuar totalisht ndaj skuadrës ka vlejtur sa 1000 fjalë për lidershipin e kësaj skuadre. Për të cilën u bashkove në ndeshjen me Rumaninë si ta kishe të parën tëden.
Ti do mbetesh gjithmonë lidershipi i kombëtares. Krenar për ty Lorik.
Faleminderit edhe Armandos të Federatës tonë të Futbollit. Punë e shkëlqyer President. Asgjë nuk se zvogëlon këtë histori të madhe suksesi që është pa asnjë dyshime dhe historia jote e suksesit.
Miqtë e mi ne e kemi nisur ndërtimin e Arenës Kombëtare që do të jetë një nga stadiumet më të bukur në Europë. Në hyrje të Arenës Kombëtare do të vendoset një pllakë ku do të shkruhen të gjithë emrat tuaj", përfundoi fjalimin e tij kryeministri Rama.