Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka vlerësuar fitoren e Shqipërisë në ndeshjen me Rumaninë të dielën në mbrëmje. Por më shumë se çdo sukses Vlorën dhe qytetin e ka bërë krenarë loja e mirë që ka zhvilluar Ledian Memushaj, bir i këtij qyteti.
Në një postim në profilin e tij kreu i Vlorës shkruan për ndeshjen e paharrueshme që Memushaj ka dhuruar kundër Rumanisë.
‘’Respekt për këtë djalë që përfaqëson më së miri qytetin tonë, si një nga futbollistët më të spikatur të Kombëtares Shqiptare në finalet e Kampionatit Evropian të Futbollit, madje, më i miri në atë përballje të paharruar me Rumaninë’’,mbyll postimin e tij kryebashkiaku.
Poll