
Kroaci – Shqipëri ishte një event përtej futbollit të mërkurën e kësaj jave. Dy skuadrat u përballën në Hamburg për raundin e dytë të Grupit B në Euro 2024, sfidë e cila u mbyll në një barazim dramatik 2-2.
Spektakël në fushën e lojës, magji në tribuna e jashtë stadiumit. Tifozët shqiptarë e ata kroat u bashkuan prej ditësh duke festuar me njëri-tjetrin në prag të sfidës. Dy popuj miq që ruajnë respektin respektin reciprok e të cilët dhuruan mesazhe mjaft domethënëse gjatë atyre ditëve.
Gazetari kroat, Velimir Bujanec, në një transmetim live në një kanal televiziv ka bërë simbolin e shqiponjës e ka përshëndetur heronjtë e UÇK-së, komandant Tahirin, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Hashim Thaçi si dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. “Vëlla për vëlla, shqiptar për kroat”, mbyll përshëndetjen e tij gazetari.
Croatian sports journalist Velimir Bujanec: "Greetings to ROSU, Commander Tahiri, Haradinaj, Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Albin Kurti, everyone.
— RKS NEWS (@RksNews) June 23, 2024
Brother for brother, Albanian for Croatian. ????????????????????#Kosovo #Croatia #Solidarity pic.twitter.com/IlEfqOOYzZ