
Vllaznia humbi takimin kundër Laçit në fushën e tij këtë fundjavë, duke treguar se nuk është më ekip i pathyeshëm apo për objektiva madhorë. Lojë e dobët e shoqëruar edhe nga golat e kundërshtarëve, duke e futur në "vallen" e fundit të tabelës.
Për këtë arsye trajneri Armando Cungu ka zhvilluar analizën e hollësishme me skuadrën për humbjen e fundit, por ai nuk ka qenë vetëm. Edhe këtë javë ka thirrur drejtuesit për t'i ardhur në ndihmë për të bërë analizën, ku mësohet se ka pasur tone të ashpra dhe kritike për gjendjen aktuale të ekipit.
Ndeshja e radhës do të luhet të dielën në orën 13:00 dhe nuk lë shumë kohë për të qarë humbjen ndaj Laçit, teksa duhet të mendojnë për takimin e radhës që do të luhet në "Reshit Rusi" kundër Teutës. Lojtarë dhe drejtues të ekipit një zëri kanë kërkuar që të rikthehet gjendja e katër javëve të para të kampionatit, ku Vllaznia ishte më e fortë.