
Xherdan Shaqiri, njëri nga futbollistët e shumtë me origjinë shqiptare të Zvicrës, do ta nisë ndeshjen me Poloninë titullar. Në fakt, ai është kritikuar shumë për paraqitjen në ndeshjet e deritanishme, mes tyre edhe atë me Shqipërinë, pavarësisht fitores së zviceranëve. Shaqiri ka zhgënjyer jo vetëm për faktin që nuk ka shënuar, por edhe me nivelin e lojës. Madje, tifozët zviceranë kanë kërkjuar të luajë Embolo titullar. Ndoshta ky i sotmi mund të jetë shansi i fundit për lojtarin e Stok Sititi në Angli, që është dukur nervoz në ndeshjet e grupit.
Poll