
Kristjan Asllani foli për Supersport pas ndeshjes me Ishujt Faroe ku Shqipëria u ndal në një barazim pa gola, por që i mjafton për të mbyllur kualifikueset në vendin e parë në grup. Mesfushori elbasanas mbetet peng i rasteve të humbura, por i kënaqur për kryesimin e grupit.
“Sot humbëm shumë raste, sepse donim të shënonim. Rëndësi ka që morëm pikë dhe përfunduam të parët në grup. Sot duhet të luftonim për të marrë pikët dhe sot morëm atë që donim. Jemi në Gjermani.
U kualifikua Italia, e do në grup? Nuk kam një preferencë, jamj i lumtur edhe për Italinë që është kualifikuar, sepse unë jam rritur atje dhe e meritojnë.”
Poll