Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kristal ABAZAJT i mbahet rroga, klubi belg i tregon derën futbollistit të Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
Kristal ABAZAJT i mbahet rroga, klubi belg i tregon derën futbollistit

Situata e krijuar nga Coronavirusi ka krijuar kaos edhe në botën e futbollit. Ekonomia dhe buxheti i shumë klubeve është reduktuar. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Belgjikë me klubin e Anderlehtit që investoi shumë por rezultatet s’ishin të duhurat. Klubi belg u ka bërë me dije të gjithë lojtarëve që do t’u mbahet nga një rrogë për të përballuar situatën e krijuar nga “Covid 19”.

Ende s’ka një përgjigje nga ana e futbollistëve, edhe pse drejtuesit e kanë thënë fjalën e tyre. Në këtë listë është edhe Kristal Abazaj që luan i huazuar te Kukësi, por që një pjesë të mirë të pagës ia paguan Anderlehti.

Ndërkohë që po planifikohet që në merkaton e verës një pjesë e mirë e lojtarëve që s’janë në plane të shiten me kosto të ulëta. Sikurse raporton Supersport, ndër ta bën pjesë edhe lojtari që spikati në Shqipëri gjatë kohës kur kontribuonte për ngjyrat e Luftëtarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga