Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Krasnodar - Partizani, mësohet axhenda e të kuqve për udhëtimin drejt Rusisë

Shkruar nga NEWSPORT
Krasnodar - Partizani, mësohet axhenda e të kuqve për

Partizani do të udhëtojë ditën e nesërme drejt Rusisë. Burime për newport.al bëjnë me dije që skuadra e kuqe do të niset në orën 6:00 të mëngjesit nga hoteli ku është akomoduar, pranë Liqenit Artificial. Më pas pritet t'i drejtohet aeroportit të Rinasit, ku një çarter është vënë në dispozicion të skuadrës dhe stafit për të udhëtuar drejt Rusisë së largët.

Duke qenë se koha e udhëtimit është relativisht e gjatë, drejtuesit e kuq kanë menduar që të nisen herët në mënyrë që futbollistët e tyre të kenë kohë të mjaftueshme për t'u shlodhur nga udhëtimi. Më pas pasditja do t'i gjejë kryeqytetasit në stadiumin e Krasnodarit ku do të zhvillojnë edhe seancën e fundit stërvitore para ndeshjes të së enjtes.

Krasnodar-Partizani do të luhet në orën 18:30 me orën lokale të vendit tonë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga