
Ensar Huruglica
Në prag të nisjes së merkatos së verës, Drita ka njoftuar ditën e sotme për një tjetër largim nga ekipi. Bëhet fjalë për Ensar Huruglica i cili nuk është më pjesë e kampionëve të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra bardheblu e Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare.
“Ensar Huruglica pas nje vit e gjysem përfundon rrugëtimin me ne
Pas përfundimit të kontratës Ensarit i është dhënë lamtumira në ndeshjen bashkëlojtarët dhe tifozët. Suksese në vazhdim Ensar dhe paq fat”, shkruan Drita në faqen zyrtare.