Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Nuk ia dolëm, por kjo s’na ndal!” Dion Gallapenit i flet zemra pas humbjes me Turqinë: Jemi më të uritur dhe më të vendosur për t’u mos dorëzuar kurrë

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk ia dolëm, por kjo s’na ndal!” Dion Gallapenit i flet
Dion Gallapeni

Kosova u mposht 0-1 nga Turqia mbrëmjen e djeshme në “Fadil Vokrri”, duke sjellë jo pak trishtim, për vetë faktin që ishin 90 minuta larg kualifikimit historik në Kupën e Botës.

Ndërkohë që pas këtij dueli, ka reaguar edhe mbrojtësi i majtë i dardanëve, Dion Gallapeni. Ky i fundit thekson se nuk do të ndalen nga kjo humbje, pavarësisht se kjo disfatë u dhemb shumë.

“Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndal. Është një humbje që dhemb, sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund. E ndjej zhgënjimin e secilit prej jush, por këto momente na bëjnë më të bashkuar, më të uritur për suksese dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë. Faleminderit për mbështetjen, ju premtoj se do të rikthehemi më të fortë dhe do të luftojmë deri në fund për çdo ëndërr që kemi nisur së bashku”, shkruan Gallapeni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dion Gallapeni (@diongallapeni)

Poll

Lexo gjithashtu