Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Nga Sabri Fejzullahu deri te Xhensila Myrtezaj, bardheblutë do të organizojnë një koncert në qytet

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Sabri Fejzullahu deri te Xhensila Myrtezaj, bardheblutë do të
FC Drita

Të dielën në orën 16:00 do të zhvillohet java e fundit e Superligës së Kosovës, ku në fushë do dalin të gjitha ekipet. Kampionët e Dritës do të presin në shtëpi Feronikelin në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Megjithatë, ajo që bën bujë është se ekipi bardheblu do të organizojë një festë të madhe në qytetin e Gjilanit. Drita do të organizojë një spektakël në qytet më 25 maj në orën 19:30 ku do të performojnë këngëtarë të mirënjohur si Sabri Fejzullahu, Shkurte Fejza, Ledri Vula, Xhensila Myrtezaj, DJ Kont dhe grupi muzikor Elita 5.

“Gjilani do të jetë bardhë e kaltër!

Pas një sezoni plot sakrificë, pasion dhe krenari, FC DRITA shpallet për herë të KATËRT kampione e Superilgës së Kosovës dhe këtë e festojmë me ju, për ekipin, për qytetin dhe mbi të gjitha për INTELEKTUALËT!

Muzikë, emocione, spektakël dhe dashuri për DRITËN – kjo natë është për historinë tonë!

Ejani në qendër të qytetit, përballë Teatrit – bëhuni pjesë e një nate që nuk harrohet!”, shkruan klubi i Dritës.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga