
Leon Avdullahu do të jetë futbollisti më i ri që i bashkohet Kosovës. Mesfushori difensiv pavarësisht interesimeve edhe nga Shqipëria dhe Zvicra vendosi të zgjedhë për të përfaqësuar ndërkombëtarisht Kosovën.
Një vendim që padiksutim ka gëzur të gjithë tifozët “Dardanë”. Pikërisht këto të fundit kanë reaguar në rrjetet sociale pas këtij vendimi. “Drdanët” janë mjaft të lumtur që Leoni zgjodhi vendin e tij, vendin ku është derdhur gjak dhe ku do të jetë i mbrojtur gjithmonë.
“Zgjodhe vendin tënd, atdheun tënd, gjakun tënd, folenë e zemrës tënde, kombëtaren tënde të vërtetë dhe zgjodhe t’i përfaqësosh njerëzit e shtetit tënd, ata që nuk do të braktisin kurrë e që do të mbrojnë e përkrahin kaherë. Zgjodhe tokën dardane të larë e mbrojtur me gjak. Na gëzove këtë mbrëmje një popull të tërë. Kosova të pret krahëhapur dhe me dashuri në “Fadil Vokrri”, Leon!”, shkruhet në postim.
View this post on Instagram