Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E BUJSHME/ Në garë edhe Shqipëria me Zvicrën! Mesfushori Leon Avdullahu vendos për të ardhmen, shqiptarët nisin festën

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Në garë edhe Shqipëria me
Fotomontazh/ Leon Avdullahu

Pavarësisht interesimit të Shqipërisë dhe Zvicrës, mesfushori shqiptar, Leon Avdullahu ka vendosur që të luajë për Kosovën. Sipas gazetarit Arlind Sadiku, 21-vjeçari do të veshë fanellën e “Dardanëve”.

Avdullahu është një lojtar që ka luajtur për të gjitha ekipet “zinxhir” të përfaqësueses zvicerane. Ai është aktivizuar me Zvicrën U15, U16, U17, U18, U19 dhe atë U21. Pikërisht me këta të fundit ra më së shumti në sy, me 6 paraqitje.

Përsa i përket karrierës në rang klubesh, mesfushori difensiv e ka nisur si profesionist tek Basel. Në korrik të këtij viti, ai u transferua tek Hoffenheim në Bundesligë, për 8 milionë euro.

Ai pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për organikën e Kosovës dhe trajneri Franco Foda. Vlera e tij në “Transfermarkt” është 10 milionë euro, teksa pas kësaj zgjedhje, shqiptarët e Kosovës dhe jo vetëm, mund të nisin të festojnë.

E BUJSHME/ Në garë edhe Shqipëria me
 

 

Poll

Lexo gjithashtu