Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

La Shqipërinë për Kosovën, mbrojtësit i ndërlikohet misioni “prapa-kthehu” (SITUATA)

Shkruar nga NEWSPORT
La Shqipërinë për Kosovën, mbrojtësit i
Andi Hoti

Andi Hoti është kthyer në “kryefjalë” këtë merkato në Gjermani. Kjo për shkak se mbrojtësi 22-vjeçar do të largohet nga Magdeburg, ekip që militon në Bundesligën 2.

Por, ai nuk do të largohet nga ai kampionat. Kjo për shkak se ish-ekipi, Dinamo Dresden ka shfaqur interes serioz për ta rikthyer shqiptarin. Megjithatë, ky mision “prapa-kthehu” është bërë i vështirë.

Edhe klubi tjetër i Bundesliga 2, Hannover po mundohet t’i “prishë mendjen” Hotit, për ta marrë në ekip. Tashmë, gjithçka mbetet në dorë të futbollistit 22-vjeçar.

Kujtojmë se më parë, Andi Hoti ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare, më saktë ekipit U17. Por ai vendosi që të largohej nga kuqezinjtë, për t’u bashkuar me Kosovën.

Poll

Lexo gjithashtu