Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kosova e pandalshme në miqësore, Albion Rrahmani mposht “i vetëm” Comoros

Shkruar nga NEWSPORT
Kosova e pandalshme në miqësore, Albion Rrahmani mposht “i
Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të marrë një tjetër rezultat pozitiv në miqësore. Pas fitores 5-2 kundër Armenisë, “dardanët” mposhtën edhe Comoros me shifrat 4-2 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Heroi” i ndeshjes për Kosovën ishte padiskutim Albion Rrahmani. Lojtari në fjalë konkretizoi trigolëshin personal. Fillimisht e gjetën rrugën e rrjetës miqtë me Bakari, minuta e 12. Por ky avantazh nuk zgjati shumë. Albion Rrahmani në minutën e 19 vendosi baraspeshën.

Me këto shifra u mbyllën 45 minutat e para. Pjesa e dytë dhuroi të tjera emocione. Në të 59 minutë Rrahmani shënoi të dytin personal dhe realizoi përmbysjen. Por kjo nuk ishte e gjitha. Minuta e 79, Albion Rrahmani kompletoi trisin e golave. Në listën e shënuesve pati kohë edhe për Fisnik Asllanin. Ndërsa goli i Said për Comoros vlejti sa për statistikë.     

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga