
Vesel Limaj & Taulant Seferi
Drita do të përforcojë repartin e mesfushës me një transferim po nga Superliga e Kosovës. Bëhet fjalë për Vesel Limaj që do të jetë lojtari më i ri i kampionëve të Superligës.
Pas vetëm një sezoni në kampin e Malishevës, ish-mesfushori i Tiranës do të bëhet pjesë e Dritës. Brenda kësaj jave, mesfushori 28-vjeçar do të të nënshkruajë kontratën e tij me kampionët.
Me shumë gjasa pritet që të bëhet edhe zyrtarizimi i tij në kampin e bardhebluve të Kosovës. Në dy sezonet e tij të fundit, Limaj ka luajtur për Ballkanin dhe Malishevën, por tashmë do të jetë pjesë e kampionëve.
Poll