Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Goglat e vendosen përballë Sllovakisë, Franco Foda: Kanë mposhtur Gjermaninë, por ekipi im tani ka vetëbesim

Shkruar nga NEWSPORT
Goglat e vendosen përballë Sllovakisë, Franco Foda: Kanë
Franco Foda

Shorti i djeshëm i “Play-Off” për Botërorin 2026, e vendosi Kosovën përballë Sllovakisë. Për këtë duel “Dardanët” do të nisen drejt Bratislavës, më 26 mars.

Pas zyrtarizimit të kundërshtarit ka reaguar edhe trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda. Sipas tij rivalët janë një ekip i mirë, duke kujtuar kështu fitoren e tyre ndaj Gjermanisë. Por nga ana tjetër ai beson se edhe ekipi i tij do ti sfidojë shumë mirë, pasi skuadra e ka vetëbesimin që i duhet. 

“Sllovakia ka një ekip shumë të mirë. Ata fituan kundër Gjermanisë (2-0), por bazuar në rezultatet tona, kemi fituar si miq në Suedi, Slloveni dhe kundër Islandës. Ekipi tani ka shumë vetëbesim dhe do të jetë një ndeshje e barabartë”, ka thënë tekniku, Foda.

Trajneri i Kosovës, ka risjellë në fokus faktin se duhet bërë maksimumi te sfida e parë, ndërsa pjesa tjetër do të mbetet për tu parë në vijim.

Nëse fitojmë këtë ndeshje, pastaj kemi një ndeshje në shtëpi ku mund të vendosim gjithçka. Por ndeshja më e rëndësishme është ajo e parë në Sllovaki, e më pas shohim më tej”, ka përfunduar 59-vjeçari.

Në rast kualifikimi, Kosova do të luajë finalen e play-off-it në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të përballet me fituesin e çiftit Turqi - Rumani, duke shpresuar për një mbrëmje historike në Prishtinë.

Poll

Lexo gjithashtu