Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Franco Foda “letër” babagjyshit për kualifikueset e Kupës së Botës: Dua Italinë dhe… Shqipërinë

Shkruar nga NEWSPORT
Franco Foda “letër” babagjyshit për kualifikueset e
Franco Foda, trajner i Kosovës

Franco Foda ka treguar në një intervistë për mediat kosovare preferencat e tij për kualifikueset e Kupës së Botës. Timonieri i “Dardanëve” ka theksuar se dëshiron Italinë, pasi është gjysmë italian dhe Shqipërinë për shkak të afërsisë gjeorgrafike.

Gjithashtu Foda kishte fokusin edhe te “Play-Off”-i që Kosova do të luajë ndaj Islandës për ngjitjen në Ligën B të Nations League. Trajneri shprehet i bindur se nëse skuadra e tij do të luajë me shpirt dhe zemër do të mund të kalojë te gjitha pengesat.

“Kualifikueset e Kupës së Botës? Unë jam gjysmë italian, baba im i cili nuk jeton më ishte italian, për këtë arsye do të dëshiroja të luaja kundër Italisë. Gjithashtu do të dëshiroja kundër Shqipërisë sepse është shumë afër dhe do të ishte mirë.

Play –Off? Islanda ka një ekip atletik dhe ka shumë lojtarë të mirë që luajnë jashtë vendit të tyre. Disa prej tyre luajnë në Gjermani në Bundesliga 2, dhe në Championship të Anglisë. Një nga lojtarët luan me Zhegrovën në Lille. Islanda ka lojtarë të mirë. Por jam i bindur nëse ne i përmbahemi parimeve tona, ne i kemi të gjitha cilësitë dhe mundësit për t`i fituar të dyja takimet”, ka përfunduar  58-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga