Kosova pak javë më parë shkroi historinë në futbollin ndërkombëtarë. “Dardanët” për herë të parë në histori siguruan edhe kualifikimin për në “Play-Off” të Kupës së Botës 2026.
Ekipi i drejtuar nga Franco Foda arriti këtë sukses të jashtëzakonshëm, teksa në “Play-Off” do të sfidohen me Sllovakisë. Për këtë arritje, Albin Kurti ka dhënë lajmin e madh për futbollistët.
Kryeministri në detyrë i Kosovës ka njoftuar ditën e sotme se qeveria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit të saj në Kupën e Botës dhe se për fitoren ndaj Sllovakisë ka një premio prej 500 mijë euro, ndërsa kualifimi në Kupën e Botës kap vlerën e 1 milionë eurove shpërblim.
“Për sukesin historik në fushatën e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, kalimi në fazën e play off-it, sot do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim. Në fazën e radhës hyjmë me plotë vetëbesim.
Së pari, në rast të fitores kundër Sllovakisë, zotohemi për shpërblim në vlerë prej 500 mijë euro. Së dyti, në rast të kualifikimit në Kupën e Botës, zotohemi për 1 milion euro shpërblim”, ka deklaruar kreu i Kosovës. Një mënyrë fantastike kjo nga Kurti, i cili motivon lojtarët dhe stafin e Kosovës me një shumë të tillë.
