Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E PAPRITUR/ Tentoi të sulmonte arbitrin?! Policia nis hetimet ndaj trajnerit të Superligës  

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Tentoi të sulmonte arbitrin?! Policia nis hetimet ndaj
Gjilani - Llapi

Ndeshja mes Gjilanit dhe Llapit ka prodhur 3 gola dhe karton të kuq, e fituar 3 – 0 për ekipin nga Gjilani. Pas ndeshjes, dyshohet se ka ndodhur një precedentë jashtë logjikës profesionale.

Thuhet nga mediat në Kosovë se trajneri i Llapit Tahir Batatina ka tentuar të sulmojë arbitrin Egzon Dakaj. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana në mediumin “paparaci.com”.

“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se rasti është paraqitur në Policinë e Kosovës dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rasti ‘sulm’. Hetuesit në koordinim me Prokurorinë po ndërmarrin veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Pllana.   

Poll

Lexo gjithashtu