Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E BUJSHME/ I dha kombëtares kualifikimin në “play-off”, portieri shqiptar drejt të “kuqve” të Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ I dha kombëtares kualifikimin në “play-off”,
Amir Saipi

Portieri i Kosovës, Amir Saipi me shumë mundësi do të ndryshojë ekip në janar, por jo kampionat. Ai do të mbetet në Superligën e Zvicrës, por do të largohet nga skuadra e Luganos.

Ekipi i Thun, është ai që kërkon shërbimet e portierit 25-vjeçar. Ky i fundit ka shkëlqyer në Superligën e Zvicrës dhe është kthyer në një “aset” të shumëkërkuar nga disa ekipe.

Megjithatë, Thun mbetet në “pole position”. Kujtojmë se ai ndikoi në kualifikimin e Kosovës në “play-off”, në fitoren 2-0 përballë Sllovenisë. Ai kreu 2 pritje vendimtare.

Kujtojmë se vlera e Saipit është 2 milionë euro, ndërsa kontrata e tij me Luganon përfundon në verën e vitit 2027.

Poll

Lexo gjithashtu