Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E BUJSHME/ 1.3 milionë euro, ish-i i Ilir Dajës gati të bashkohet me kampionët

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ 1.3 milionë euro, ish-i i Ilir Dajës gati të bashkohet
Lindon Emërllahu

Lindon Emërllahu me shumë mundësi do të largohet nga Cluj këtë merkato dimërore, pra në janar. Ish-mesfushori i Ballkanit në Kosovë, do të ndryshojë ekip, por do të mbetet në Rumani.

Kampionët në fuqi, Steaua e Bukureshtit kanë shprehur interes serioz për shërbimet e 22-vjeçarit. Tashmë mbetet në dorën e këtij të fundit dhe klubit të Cluj.

E BUJSHME/ 1.3 milionë euro, ish-i i Ilir Dajës gati të bashkohet
 

Vlen të theksohet se vlera e Emërllahut në “Transfermarkt” është 1.3 milionë euro, aq sa mund të kërkojë edhe klubi aktual për ta lënë të lirë. Ndërkohë që kontrata e tij me Cluj, skadon në verën e vitit 2028.

Kujtojmë se mesfushori i Kosovës u bë i njohur në periudhën kur luante te Ballkani, atëherë kur trajner kishte Ilir Dajën, i cili sot drejton Dinamon në Superiore.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu