
Drilon Hazrollaj
Ekipi i Malishevës pritet të mbushë arkat në merkaton e verës me largimin e njërit prej lojtarëve më të mirë. Bëhet fjalë për Drilon Hazrollaj që do t’i japë lamtumirën skuadrës së Superligës së Kosovës në verë.
Sulmuesi 21-vjeçar do të bëhet lojtari më i shtrenjtë ndonjëherë në histori të Superligës së Kosovës, duke u larguar për shifrën e 900 mijë eurove. Skuadra ku do të luajë Hazrollaj sezonin e ardhshëm do të jetë Rapidi i Bukureshtit.
Malisheva dhe skuadra rumune kanë arritur marrëveshjen mes palëve për të transferuar sulmuesin 21-vjeçar në verë. Hazrollaj ka arritur të shënojë 8 gola dhe tre asistime në 22 paraqitje këtë sezon në Superligën e Kosovës.
Poll