Andi Hoti kur ishte pjesë e Interit
Andi Hoti është gati që të ndryshojë ekip. Mbrojtësi 22-vjeçar me shumë mundësi do të largohet nga Magdeburg, për të luajtur me ekipin tjetër të Bundesliga 2, Dinamo Dresden.
Këta të fundit po “shtynë” fort për të transferuar shqiptarin, i cili shihet si një përforcim ideal për repartin difensiv. Vlen të përmendet se vlera e futbollistit shqiptar është momentalisht 700 mijë euro.
Në të shkuarën, Hoti ka veshur edhe fanëllen e Interit në Serie A. Ndërkohë që ka qenë pjesë e Shqipërisë U17, për të kaluar më pas me Kosovën, tek të cilët ka 1 ndeshje me ekipin A.
Poll
