Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Pankartat ‘Kosova është Serbi’/ Rumania rregulla strikte për Dardanët, nuk lejohet flamuri …

Shkruar nga NEWSPORT
Pankartat ‘Kosova është Serbi’/ Rumania rregulla strikte
Pankartat në ndeshjen Kosovë - Shqipëria

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës klasifikohet me rrezik të lartë, duke bërë që autoritetet rumune të marrin masa të rrepta sigurie.

Për shkak të incidenteve të mëparshme, rumunwt kanë vendosur një sërë rregullash strikte për sjelljen e tifozëve në stadium.

Xhandarmëria e Bukureshtit, në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë, ka siguruar se tifozët e Kosovës do të kenë mbrojtje të veçantë dhe lëvizje të sigurt drejt stadiumit, ndërsa siguria do të jetë e garantuar edhe në kryeqytet.

Në deklaratën e Xhandarmërisë së Bukureshtit thuhet se tifozët e Kosovës do të shoqërohen nga një kordon special sigurie i drejtuar nga forcat e rendit.

Në stadium do të lejohen vetëm flamujt e Rumanisë dhe Kosovës.

Për arsye sigurie, janë planifikuar masa shtesë për kontrollin e automjeteve dhe të njerëzve, me qëllim të parandalimit të futjes së materialeve të rrezikshme si piroteknika dhe sende të tjera të ndaluara sipas rregulloreve.

Incidentet e vitit të kaluar, kur tifozët rumunë provokuan ndërprerjen e ndeshjes për 50 minuta me pankartën “Kosova është Serbi” dhe thirrjet e tyre, kanë rritur kujdesin e autoriteteve për ndeshjen e radhës.

Lojtarët e Kosovës reaguan asokohe, duke bërë që ndeshja të ndërpritej deri sa pankarta u hoq.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga