Goli i Florent Hasanit
Florent Hasani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Amedspor fitoi në transfertë përballë Hatayspor. Sfida e vlefshme për javën e 32-të të Ligës së Parë turke, përfundoi 0-3.
Sulmuesi i Kosovës ishte pikërisht ai që shënoi golin e 3-të për të tijët, duke vulosur rezultatin përfundimtar. Ish-i i Tiranës e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 58-të të kësaj sfide.
Kështu, 28-vjeçari shqiptar shkon në kuotën e 18 golave pas 31 ndeshjeve. Gjithashtu, Hasani numëron edhe 6 asiste.
Goli i Florent Hasanit
Poll
