Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Poloni-Shqipëri "luhet" edhe jashtë fushe! Mësoni sa vlejnë dy skuadrat kombëtare para ndeshjes për play-off

Shkruar nga NEWSPORT
Poloni-Shqipëri "luhet" edhe jashtë fushe! Mësoni sa
Shqipëria dhe Polonia, vlerat në treg

Shqipëria do të luajë në transfertë përballë Polonisë të enjten, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalet e play-off për Kupën e Botës 2026.

Ndërsa përgatitjet për këtë përballje kanë nisur që në ditën e hënë, ku trajneri Sylvinho po mbikëqyr më nga afër gjendjet e futbollistëve të thirrur për “finalen e parakoshme”, ne kemi zgjedhur të vështrojmë mbi këto skuadra edhe në aspektin ekonomik, sa i përket vlerës që kanë në treg.

Nga përditësimi i fundit i bërë në Transfermarkt, kuptohen diferencat financiar mes dy Kombëtareve, me Poloninë dukshëm më superior. Vlera e Kombëtares polake shkon në total 205 milionë euro, ndërsa ajo shqiptare në 95.65 milionë euro.

Sa i përket futbollistëve që konsiderohen më të vlefshëm për të dyja skuadrat respektive, vendin e parë te polakët e mban Jakub Kiwior i Portos, kartoni i të cilit kushton 27 milionë euro, ndjekur nga Cash i Aston Villës me 22 milionë, ndërsa lojtari më pak i kushtueshëm figuron Grosicki me 250 mijë euro.

Në anën tjetër, te Shqipëria vendin e parë e mban Anis Mehmeti, i cili u rikthye në Kombëtaren pas një periudhe të gjatë mungese. Vlera e Mehmetit në treg arrin në 14 milionë euro, i ndjekur nga Kristjan Asllani i Besiktas me 13 milionë dhe top treshen e plotëson Ernest Muçi i Trabzonspor me 11 milionë.

Më pak i vlefshmi në këtë skuadër është Bujar Pllana, afrimi më i ri i trajnerit Sylvinho, vlera e të cilit arrin në 300 mijë euro.

Këto janë vetëm statistika, pasi fusha do të flasë verdiktin e vetëm mes Polonisë dhe Shqipërisë. Ndaj dhe pritet me shumë interes se si këto skuadra do t’i vënë energjitë e tyre drejt qëllimit për të kapur “finalen” mes njërës prej Ukrainës dhe Suedisë, e cila do të luhet më 31 mars.

Poll

Lexo gjithashtu