Ndërsa në ndajnë edhe 2 ditë nga ndeshja Poloni – Shqipëri, e cila do të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës, “dozat” e emocioneve dhe rivalitetit rriten.
Për Kombëtaren, prezenca në një nivel kaq të lartë, rrit besimin dhe prishmëritë për të bërë “ëndrrën” realitet, prezenca për herë të parë në një Kupë Bote, diçka e padëgjuar për Shqipërinë.
Në një prononcim të fundit, komentatori shqiptar i Kosovës Andin Lokaj, ka folur me superlativa për bomberin Ernest Muçi. “Ernest Muçi është futbollisti më i mirë shqiptar i viteve të fundit dhe nuk e di çfarë ka te Shqipëria që ai nuk luan rregullisht.
Unë lobova që ta merrja te Kosova, sepse e doja aty që kur e pashë te Legia e Varshavës me Lirim Kastratin”, u shpreh Lokaj. Deklaratë e tillë vjen në formën e “sms”-ës për trajnerin Sylvinho, përsa i takon rëndësisë së Muçit dhe rolit që 25-vjeçari mund të luaj kundër Polonisë.
