
Teuta ia ka dalë të fitojë me përmbysje spektakolare në ndeshjen përballë Dinamos. Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, durrsakët triumfuan 2-3 pas një disavantazhi prej dy golash.
Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Teutës, Edi Martini.
“Edhe në pjesën e parë që kryesoi Dinamo, ne luajtëm shumë mirë. Në pjesën e parë nuk meritonim të ishim në humbje. Pas golit të dytë, kontrolluam dhe luajtëm më mirë se kundërshtari. Pasi shënuam golin e parë kisha besimin që nuk të humbisnim. Kisha besimin që do ta fitonim këtë sfidë dhe lojtarët meritojnë një bravo, është meritë e tyrë”, u shpreh tekniku Martini.
-A mendon se duhet patjetër një golashënues me eksperiencë që Teuta të jetë dhe pretendente?
“Është e vërtetë që na duhet një sulmues goli. Kjo që thoni ju i duhet çdo ekipi. Por më shumë se gjithçka vlen grupi dhe karakteri i grupit. Kjo më kënaq, për të tjerat do të presim deri në janar. Ajo që duhet të korrigjojmë është pësimi i dy golave. Kemi dhe probleme në fazën difensive. Ajo që duhet të punojmë është të mos pësojmë gola. Ajo që më dhemb më tepër është pikërisht pësimi i 2 golave.”
-Dy gola ku gaboi mbrojtja juaj...si i përjetove në ato momente?
“Është një moment që duhet ta rregullojmë me patjetër. Pasi dinamo shënoi golin e parë, lojtarët luajtën mirë, por pësimi i golit të dytë erdhi nga një gabim në rreshtim. Në atë ardhmen këto gabime duhet t’i rregullojmë. Do kohë ambientimi edhe ndryshimi i skemës. Fitorja mbyll shumë vrima.”
-A beson se mund të përballë kjo Teutë çdo skuadër?
“Besoj se e kemi bërë. E kemi bërë edhe me Egnatian. Çdo ekip në Superiore mund ta bëjë diçka të tillë. Jemi të gjithë njëlloj. Janë 3-4 ekipe që kanë më shumë kualitete në Superiore. Por jemi të gatshëm të përballemi me çdo skuadër."
-Final Four?
“Nuk jemi nga ato ekipe që kemi pretendim kryesor të kapim katërshen. Deri në janar duhet të mbledhim sa më shumë pikë. Do jemi pretendetë si skuadrat e tjera.”