Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kontroll i rrufeshëm anti-doping për 10 spanjollë nga UEFA

Shkruar nga NEWSPORT
Kontroll i rrufeshëm anti-doping për 10 spanjollë nga UEFA

Dy ditë para ndeshjes me Italinë, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Francë 2016, 10 futbollistë të Spanjës i janë nënshtruar mëngjesin e sotëm një kontrolli anti-doping krejtësisht të papritur në vendin, ku kjo skuadër është e grumbulluar. Në mënyrë të befasishme të dërguarit e agjensisë anti-doping të UEFA-s kanë zbarkuar në “shtëpinë” e spanjollëve. Nuk janë bërë të ditur emrat e lojtarëve që janë ekzaminuar, por kontrollet dhe analizat (gjak dhe urinë), kanë kaluar pa “incidente”. Duket se këtë radhë nuk kemi pasur të bëjmë me një kontroll rutinë, siç ndodh rëndom pas ndeshjeve.

Tags:

EURO 2016

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga