Asion Daja është rikthyer te Teuta. Fillimisht mesfushori pati deklaruar se po mendonte “varjen e këpucëve në gozhdë”. Por, së fundmi ka vendosur që të vijojë të jetë pjesë e futbollit të luajtur. Kësisoj, ai i është bashkuar durrsakëve në stërvitje duke u vendosur nën urdhrat e trajnerit Diego Longo.
Eksperienca në Superiore dhe cilësitë në mesin e fushës e kanë bërë atë të domosdoshëm për “Djemtë e Detit”. Ai e njeh mirë ambientin durrsak pasi dha kontributin e tij në sezonin 2020-2021, edicion në të cilin Teuta u shpall kampione e Shqipërisë.
33-vjeçari është afrimi i shtatë për durrsakët, pasi më parë kanë firmosur Fili, Peposhi, Kruja, Gjumsi, Vata dhe Iljazi.
Poll