Armando Broja nënshkroi para disa javësh kontratën e re profesionale me Chelsean që do ta mbajë atë deri në vitin 2028 me fanellën blu. Te sulmuesi shqiptar besohet shumë dhe si një prodhim i akademisë së Chelsea, tifozët janë të tërhequr pas tij. Sezonin e fundit e mbylli me Southampton ku realizoi 9 gola në sezonin e tij të parë në Premier League.
Me kontratën e re është zbuluar edhe rroga që Armando Broja do të përfitojë. Kushtet e Premier League janë të pakufijshme madje edhe për një adoleshent dhe Armando Broja përfiton plot 1.5 milionë euro duke e bërë atë ndër më të paguarit nga legjionarët shqiptarë. Elseid Hysaj është i pari me 1.8 milionë euro nga Lazio ndërsa po 1.5 milionë merr edhe Nedim Bajrami te Empoli.