
Partizani ka afruar në skuadër një sulmues nga Gramshi. Klaus Zani prej ditësh përflitej si një nga përforcimet e "Demave", ndërsa pritet të përdoret për ekipin B që u ngjit në Kategorinë e Parë. Lojtari ka firmosur një kontratë 3 vjeçare dhe I bashkohet kështu të kuqve.
Me një paraqitje dinjitoze në sezonin e fundit, sulmuesi 20 vjeçar është pikasur nga drejtuesit e kuq që kanë vë re përpara të tjerëve talentin e tij, duke e bërë pjesë të ekipit. Një kapërcim I rëndësishëm në karrierën e djaloshit, që tanimë do mbajë veshur fanellën e Partizanit.
Poll