Besa ka nisur nga puna për të përforcuar skuadrën në këtë merkato. Drejtuesit përveç afrimeve të bërë gjatë kësaj periudhe po punohet edhe me rinovimet me lojtarët që klubi i konsideron pika kyçe për sezonin e ri.
Sipas “kategoriaepare__official” Joni Nurja do të vazhdojë të qëndrojë në Kavajë, pasi ka arritur të rinovojë kontratën me Besën. Palkët kanë firmosur një kontratë 3-vjeçare mes tyre duke vazhduar kështu bashkëpunimin mes tyre.
Futbollisti kryeqytetas u aktivizua në 23 ndeshje, ku 22 prej të cilave e ka nisur si titullarë. 22-vjeçari do të jetë kështu një nga liderat e skuadrës kavajase në sezonin e ri, ku klubi synon që të sigurojë minimumi një vend në “Play-Off”.
Kujtojmë se 22-vjeçari ka dalë nga akademia e Internacional Tiranës, teksa ka mbajtur veshur edhe fabelën e Tiranës për moshën U-19. Gjithashtu ka luajtur edhe me Bylisin, Turbinën dhe Butrintin.
[caption id="attachment_700517" align="alignnone" width="858"] Joni Nurja/ © Credits instagram.com/joni.nurja/[/caption]