
Antonio Konte përflitet se mund të marrë drejtimin e Interit në fund të këtij sezoni. Trajneri i Çelsit është duke bërë një punë të mrekullueshme në Londër duke qenë pranë titullit kampion në Premier Ligë.
Por, mediat në Itali e shohin atë si trajnerin që do të pasojë Piolin tek Interi. Ish-trajneri i Juventusit, për këtë temë deklaroi se: “Çdo trajner kur fillon punën në një klub, shpreson të qëndrojë për shumë vite. Dua të vazhdoj të punoj dhe të qëndroj te Çelsi”, deklaroi Konte duke mbyllur kapitullin "Inter".
Poll