Kongresi i UEFA-s ka mbledhur së bashku presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të për të marrë vendime që ndihmojnë në formësimin e futbollit evropian, si dhe për të zgjedhur edhe trupën drejtuese.
Takimi njëditor kryesohet nga presidenti në detyrë i UEFA-s. Pjesëmarrësit diskutojnë dhe votojnë mbi vendimet, masat dhe propozimet si nga UEFA ashtu edhe nga shoqatat anëtare.
Aleksander Ceferin do të konfirmohet në krye të UEFA-s edhe për katër vitet e ardhshme, nuk ka asnjë kandidat përballë, kështu që votimi për rizgjedhjen e tij është thjesht formalitet.
Në këtë mbledhje është edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka, i cili kandidon për një mandat të dytë në organin qeveritar më të madh të futbollit, në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.
[caption id="attachment_687338" align="alignnone" width="645"] Lista e rivale te Dukes[/caption]
Gjatë këtij kongresi u mbajt dhe një minutë heshtje për viktimat e luftës në Ukrainë, tërmetit në Turqi dhe Siri, e gjithashtu të gjithë personat që kishin lidhje me futbollin që humbën jetën në vitin 2022. Pjesë ishin edhe katër ish-futbollistë shqiptar si Sulejman Maliqati, Bujar Gogunja, Nuri Bylyku dhe Odisea Çipa që u ndanë nga jeta gjatë vitit 2022.
[caption id="attachment_687345" align="alignnone" width="300"] Emrat e ish-futbollistev shqiptare qe jane ndare nga jeta[/caption]