
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është rizgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Në Kongresin e 47-të të UEFA-s në Lisbonë të Portugalisë, ku kreu i futbollit shqiptar fitoi kështu edhe mandatin e dytë në këtë detyrë. Duka mori me 45 vota nga 55 vende duke grumbulluar më tepër se rivalët e tij, ndërsa tashmë do ta mbajë deri në vitin 2027.
Komiteti përbëhet nga 9 anëtarë. Njëra ishte femër, Laura McAllister (Uells), ndërkohë që Hans-Joachim Watzke (Dortmund) ishte kandidati i vetëm për mandatin 2-vjeçar. Ky padiskutim është një lajm i mirë për futbollin shqiptar, i cili do të vazhdojë të ketë një zë në Qeverinë Europiane të futbollit.
Kujtojmë se Alexandër Ceferin, u konfirmua në krye të UEFA-s, pasi ishte i vetmi kandidat në garë. Tashmë mban këtë post që prej vitit 2016, ndërsa ky është mandati i 3-të në krye të qeverisë europiane të futbollit.