
Granit Xhaka humbi 11-metërshin në ndeshjen Poloni - Zvicër, ku ishte një nga shkaktarët kryesorë të eliminimit të helvetëve, ndërsa mediat tashmë po e kryqëzojnë mesfushorin kosovar. Ai nuk gjajti në kuadrat dhe i dha një asist Polonisë në goditjen e 11-metërshave, ndërsa tashmë e shohin veten jashtë Europianit. Por, kjo ka ndikuar edhe te skuadra, ku i shpallur "Lotari i Ndeshjes", Xherdan Shaqiri, është i pari që i del në mbrojtje bashkëkombësit të tij.
Në konferencën për shtyp pas takimit, autori i golit të barazimit në këtë takim, Shaqiri u shpreh: "Çdokush mund ta humbasë penalltinë, por ai do të jetë lojtari ynë kryesor në Kampionatin Botëror”, ka cilësuar mesfushori shtatshkurtër, i cili i ka dhënë zemër dhe e ka mbrojtur Xhakën në këtë moment të vështirë pas eliminimit të Zvicrës.