Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U kap me 115 kg kokainë, arrestohet në Amsterdam djali i ish-trajnerit të Serbisë  

Shkruar nga NEWSPORT
U kap me 115 kg kokainë, arrestohet në Amsterdam djali i ish-trajnerit
Ilija Petkovic

Dusan Petkovic dhe Damjan Roganovic u arrestuan në Amsterdam si pjesë e një hetimi për kontrabandën e 115 kilogramëve kokainë.  Kujtojmë se ata u arrestuan në një operacion të përbashkët ndërkombëtar nga Prokuroria për Krimin e Organizuar të Serbisë, BIA, Ministria e Punëve të Brendshme, prokuroritë publike kompetente të Belgjikës dhe Holandës, Europol dhe Eurojust, u arrestuan tetë persona dhe u sekuestruan gjithsej 115 kilogramë kokainë.

Në operacionin e udhëhequr nga Prokuroria Serbe, tetë persona u arrestuan, ndërsa anëtarët e mbetur të grupit të krimit të organizuar janë në kërkim, thuhet në deklaratë.

Vlen të theksohet se Petkovic është një emër i njohur, pasi është djali i ish-trajnerit të ndjerë të Serbisë, Ilija Petkovic. Babai i tij ishte një një futbollist i famshëm jugosllav dhe trajner i ekipit kombëtar të futbollit të Serbisë dhe Malit të Zi në Kupën e Botës 2006 në Gjermani, në të cilën Petković i madh e çoi edhe djalin e tij si lojtar i ekipit kombëtar.

U kap me 115 kg kokainë, arrestohet në Amsterdam djali i ish-trajnerit
 


 

Poll

Lexo gjithashtu