Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Koncerti i fundvitit në Parkun Olimpik, reagon Fidel YLLI dhe sqaron qëndrimin e KOKSH-it: Është në administrimin e Bashkisë

Shkruar nga NEWSPORT
Koncerti i fundvitit në Parkun Olimpik, reagon Fidel YLLI dhe sqaron

Parku Olimpik do të mbajë një koncert më 31 dhjetor për festat e fundvitit. Ambientet janë marrë me qera nga klubi i natës “Cinco Cavalli”. Shqetësime u ngritën për gjendjen e parketit, i cili pas festës së shfrenuar mund të dëmtojë rëndë atë.

All - Paragraf - 3

Pas zhurmës së madhe që ky lajm krijoi, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli ka reaguar për Newsport.al duke shpjeguar qendrimin e KOKSH në këtë çështje. Sipas presidentit, dhënia me qera e Parkut Olimpik nuk varet nga institucioni i tij por nga Bashkia Tiranë dhe APR (Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit).

"Parku Olimpik administrohet nga Bashkia. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nuk ka asnjë lidhje", ka deklaruar shkurtimisht Fidel Ylli. Ndërkohë në një hulumtim të shpejtë, në websiten e Bashkisë vërehet neni që e vendos këtë Park nën administrimin e Bashkisë së kryeqytetit.

*Parku Olimpik është nën kujdesin dhe ruajtjen e APR (Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit).

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7