
Skuadra e Vllaznisë zbriti dje një kategori më poshtë pas plot 57 vitesh. Situata në Shkodër është tejet e zymtë dhe në këto kushte, klubi shkodran ka reaguar përmes kanalit zyrtar, teksa mban përgjegjësi për zbritjen e ekipit nga kategoria.
Kuqeblutë theksojnë se po analizohet situata dhe në ditët në vijim do të merret vendimi përfundimtar për sa i përket të ardhmes së klubi.
Reagimi zyrtar i klubit të Vllaznisë:
DEKLARATE
Klubi i Futbollit "Vllaznia" sh.a. eshte sot ne nje moment shume te veshtire. Renia nga Superliga eshte nje lajm qe ka tronditur te gjithe opinionin sportdashes ne Shkoder dhe jashte saj. Fillimisht, e ndjejme detyrim moral qe ne emer te Klubit, ti kerkojme nje ndjese te madhe publike te gjithe sportdashesve shkodrane per kete tronditje qe i kemi shkaktuar.
Stafi i KF Vllaznia sh.a., futbollistet dhe stafi teknik, jane pergjegjesit kryesore te renies se ekipit dhe kjo pergjegjesi po analizohet hap pas hapi dhe shume shpejt do te behen te ditura edhe masat perkatese. E theksojme se Bashkia e Shkodres, si aksionare e vetme e Klubit, ka plotesuar te gjitha kerkesat qe i kane vajtur ne mbeshtetje te Vllaznise. Kjo e shton edhe me shume pergjegjesine tone per ate qe i ka ndodhur Vllaznise pasditen e djeshme.
Ne oret e ne ditet ne vijim, do te komunikojme serish se bashku dhe permes jush me sposterdashesit shkodrane, lidhur me te sotmen dhe te nesermen e KF Vllaznia sh.a. Natyrisht, do te jete Keshilli Bashkiak ne cilesine e Asamblese se Pergjithshme te Klubit qe do te marre vendimet e duhura per perballimin e situates aktuale dhe kthimin e Vllaznise aty ku e ka vendin brenda sezonit 2018- 2019.
KF Vllaznia sh.a
[gallery columns="1" size="full" ids="239191"]