Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Emocion i pastër që dhuron futbolli, komentatori argjentinas shpërthen në lot pas fitimit të Copa America: U mbyll Leo, jemi kampionë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Emocion i pastër që dhuron futbolli, komentatori argjentinas

Argjentina fitoi mbrëmjen e djeshme Copa America duke mposhtur Brazilin me rezultatin 1-0 në shtëpinë e këtyre të fundit në "Maracana".

Sfida u vendos nga një gol i shënuar nga Di Maria në pjesën e parë pas gabimit të Renan Lodit. Emocionet kanë qenë të mëdha për Messin me shokë, por edhe për të gjithë tifozët e Argjentinës që shijojnë një trofe të Copa Amercia pas 28 vitesh pritje.

Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet edhe komentatori i Argjentinës, Pablo Giralt që në fund të ndeshjes nuk mban dot lotët. Emocione të mëdha dhe festë pas mbylljes së sfidës nga gjyqtari kryesor dhe Argjentina e Messi më në fund fitojnë një trofe madhor pas shumë vitesh pritje.

"U mbyll Leo u mbyll, forca Argjentina, jemi kampionë", thotë ndër të tjera komentatori Pablo Giralt mes lotësh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga